Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lushnje/ Ushtroi dhunë fizike dhe përndoqi 30 vjeçaren, bie në pranga
Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, vihet në pranga 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi. ‘Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte’, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për...