Shkrumboi sipërfaëqe pafund toke në Rrogozhinë, arrestohet piromani 31-vjeçar (Emri)

Shkrumboi sipërfaëqe pafund toke në Rrogozhinë, arrestohet piromani 31-vjeçar (Emri)

Policia e Rrogozhinës njofton se: “Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit Izabel Aliu, 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin...