Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona mposht Mallorca-n dhe e nis me fitore sezonin e ri. Nuk mungojnë polemikat (video)
Në kërkim të mbrojtjes së titullit kampion, Barcelona e ka nisur sezonin e ri me fitore në transfertë 0-3 ndaj Mallorca. Një ndeshje që me siguri do diskutohet shumë gjatë javës, pas asaj që ndodhi në fushën e lojës. Fillimisht në minutën e 7-të, një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar nga mbrojtësit e Mallorca-s, dërgon me kokë topin në rrjetë. Por, nuk munguan polemikat për këtë gol, pasi vendasit pretendojnë se topi ka dalë jashtë vijës anësore dhe duhej të ishte dhënë rivënie anësore. Në minutën e 23-të, Barcelona gjeti golin e dytë me Ferran Torres, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur, por...