Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Tërmet 3.1 ballë në Ndroq, lëkundjet ndihen në Tiranë, Durrës e Kavajë
Mëngjesin e sotëm, më 16 gusht 2025, Shqipëria është tronditur nga një lëkundje sizmike e regjistruar në Komunën e Ndroqit, Bashkia Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.1 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 15 kilometrash.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Lëkundja është regjistruar në orën 07:39 të mëngjesit, dhe ndonëse është kategorizuar si një tërmet i lehtë, ai është ndjerë nga banorët në zonat përreth, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Kavajën. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Raporti i parë nga EMSC është automatik dhe ende i pakonfirmuar, çka do të thotë se mund të ketë ndryshime në të dhënat përfundimtare.Reklama në...