Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët, cilat janë programet e strehimit social

Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët, cilat janë programet e strehimit social

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar udhëzuesin e ri për strehimin social, një dokument i rëndësishëm që synon të vendosë një standard të ri për mënyrën se si hartohen programet 5-vjeçare të strehimit në vend. Ky udhëzues sjell qartësi dhe strukturë për mënyrën e ofrimit të shërbimeve të strehimit social, duke u fokusuar në 6 programe të veçanta, që synojnë mbështetjen e shtresave në nevojë dhe individëve në situata të vështira ekonomike e sociale. Programi i parë është ai i banesave sociale me qira. Nëpërmjet këtij programi, banesat që janë në pronësi publike ose në pronësi të pronarëve socialë, do të jepen me qira për familjet në nevojë. Sipas udhëzuesit, 80% e përfituesve të këtij programi duhet të jenë familje me të ardhura...