Futbolli shkon në plan të dytë! Ernest Muçi kërkon të mos largohet nga Beshiktashi, do fokusohet te familja dhe lindja e binjakëve të tij

Futbolli shkon në plan të dytë! Ernest Muçi kërkon të mos largohet nga Beshiktashi, do fokusohet te familja dhe lindja e binjakëve të tij

Një talent i madh që do të shuhet shpejt! Ernest Muçin shpesh e kemi konsideruar si talentin më të madh të nxjerrë nga toka shqiptare në këto vitet e fundit, por për fat të keq, mungesa e punës dhe e vazhdimësisë, ka bërë që Muçi të ketë luhatje të madhe të performancave të tij. Ndeshja e tij e fundit në performancë të lartë daton në Europa League kundër Atletik Bilbaos, përpara shumë kohësh dhe prej atëherë, nuk është ngritur në të njëjtën lartësi. Shpeshherë e gjen veten në stol te Beshiktashi, por një lajm që po qarkullon në mediat turke dhe polake nënkupton mbylljen e parakohshme të shpresave se Ernest Muci do të luajë një ditë në top 5 kampionatet më të mira në Europë.Transfery.info,...