Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
FSHF organizon takim me klubet e Abissnet Superiore & Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në rregulloren e lojës
Sektori i Arbitrimit, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, organizoi një takim me klubet e Abissnet Superiore dhe Kategorisë së Parë lidhur me ndryshimet në rregulloren e lojës për sezonin 2025-2026. Abissnet Superiore rikthehet më 22 gusht, ndërsa Kategoria e Parë do të startojë një ditë më pas. Në këtë takim, që u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, morën pjesë kapitenët e ekipeve, zv.kapitenët, drejtorët sportivë dhe personat përgjegjës për median. Ndryshimet kryesore të prezantuara përfshijnë kohën e posedimit të topit nga portieri që nuk duhet të kalojë mbi 8 sekonda, prekjen e dyfishtë të lojtarit që godet penalltinë dhe komunikimin direkt midis arbitrit dhe kapitenit gjatë ndeshjes. Takimi synoi të informojë klubet mbi rregullat e reja dhe të sigurojë zbatimin korrekt të...