Newcastle gjen më në fund zëvendësuesin ideal të Isak, kushton 80 milionë euro

Newcastle gjen më në fund zëvendësuesin ideal të Isak, kushton 80 milionë euro

Newcastle e nisi me barazim sezonin e ri në Premier League, ku barazoi pa gola në transfertë ndaj Aston Villa. Për sfidën e sotme nuk ishte përfshirë Alexander Isak, suedezi prej ditësh është “shkëputur” nga Newcastle dhe pret vetëm transferimin te Liverpool. Pavarësisht rezistencës së gjatë të “Qymyrxhinjve”, Isak pritet të zyrtarizohet këto ditë te Liverpool. Marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet për shifrën 140 milionë euro, pasi oferta e parë e të kuqve 120 milionë euro u refuzua. Duke ditur situatën e Isak që është thuajse i larguar, Newcastle ka kërkuar vazhdimisht këtë verë disa kandidatë që shiheshin si zëvendësuesit e mundshëm të suedezit. Emri më i ndjekur ka qenë Benjamin Sesko, i cili pasi “flirtoi” me të dyja klubet, në fund zgjodhi Man....