Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

Galatasaray, ofertë 10 milionëshe për Ederson. “Efekti domino” prek edhe… Donnarumma

16 Gusht 2025 12:25 Alfred Lleshi Galatasaray nuk pret më. Kampionët e Turqisë, që rikthehen edhe në Champions League, nuk kanë kursyer asgjë në këtë merkato vere, madje nuk kanë ndërmend të ndalen. Mes rasteve më të shquara si Osimhen dhe Sané, klubi turk ka më shumë se kurrë nevojë për një portier që të mbulojë boshllëkun e lënë nga Muslera. Prej javësh flitet vetëm për një emër; Ederson i Manchester City. Kjo ka sjellë lëvizjen konkrete të Galatasaray drejt portierit brazilian, i cili ka kontratë edhe një vit me klubin anglez. Gjigantët turq kanë bërë ofertë rreth 10 milionë euro, sipas ekspertit të njohur të merkatos Fabrizio Romano. Klubi nga “Etihad” kërkon një shifër më të lartë për ta mbyllur operacionin, por situata është...