Operacion policor/ Kultivonin dhe shisnin kanabis, 5 të arrestuar, nën hetim kryeplaku i fshatit

Operacion policor/ Kultivonin dhe shisnin kanabis, 5 të arrestuar, nën hetim kryeplaku i fshatit

Pesë persona kanë rënë në prangat e policsisë pasi kultivonin dhe shisnin kanabis. Ata janë identifikuar si Markos Qama, Serxho Hodo (Qama), Altin Zajmi, Emiljano Kapllani dhe Sulejman Çelo. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet kryetari i fshatit për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjatë operacionit, në fshatin Jaupas, blutë gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike kanabis sativa. Njoftimi i policisë: Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike. Gjatë...