Mallorca-Barcelona hap siparin e La Liga-s, befasi në formacionin startues të Flick

Mallorca-Barcelona hap siparin e La Liga-s, befasi në formacionin startues të Flick

Përveç zgjidhjes së çështjes së regjistrimeve, një nga “atraksionet” kryesore të debutimit të La Liga-s këtë të shtunë (prej orës 19:30) është zbulimi i formacionit startues të Hansi Flick në Mallorca. Një formacion që mund të ngjajë shumë me atë të shikuar në “Trofeun Gamper” javën e kaluar, me disa ndryshime, si hyrja e Ferran Torres. Porta – Joan García pritet të jetë i padiskutueshëm. Mbrojtja – Mund të ketë surpriza. Eric García, titullar ndaj Comos me një performancë të mirë, mund të zëvendësojë Koundé, i cili sapo ka rinovuar kontratën. Megjithatë, vendimi mbetet te Flick, pasi francezi ishte lojtar kyç sezonin e kaluar. Araújo, Cubarsí dhe Baldé duket se janë të sigurt në mbrojtje. Mesfusha – Frenkie de Jong dhe Pedri janë të padiskutueshëm....