Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Gallata nxiton për Ederson, Donaruma drejt Sitit
Gallatasaraji mposhti dje për javën e dytë Karagumruk 3-0, ndërsa duket se në afatin kohor të merkatos nuk po pret më tej lidhur me pasuesesin e portierit argjentinas Muslera. Kampionët turq, të cilët janë rikthyer në Ligën e Kampionëve, nuk kanë kursyer asnjë shpenzim në këtë afat kalimtar veror dhe nuk kanë ndërmend të ndalen ende. Me Osimhen, Ikardi dhe së fundi Sane lojtarë të profilit të lartë, klubi turk ka nevojë më shumë se kurrë për të siguruar një portier për të mbushur boshllëkun e lënë nga Muslera, dhe prej javësh të tëra, vetëm një emër është përmendur: Ederson i Mançester Sitit. Janë 10 milion të ofruara nga gjigandët turq dhe kjo do të bënte që Xhixhi Donaruma të kishte mundësinë për të luajtur...