Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Inter reflekton mbi goditjen kryesore; mes Lookman dhe një surprize të mundshme
Përplasja e papritur e Romës me Manu Koné ka ndryshuar përsëri planet e Interit në merkato. Zikaltrit, që po mendonin ta përdornin shumicën e buxhetit të paracaktuar për Lookman te mesfushori verdhekuq, po i “peshojnë” mirë gjërat. Ka hapësirë për një transferim të rëndësishëm, por duhet gjetur profili i duhur, si në aspektin teknik, ashtu edhe ekonomik. Negociatat për Lookman janë të bllokuara, por jo të mbyllura ende përfundimisht. Sulmuesi është kthyer në Portugali dhe pret lajme nga zikaltrit. Atalanta vazhdon të qëndrojë e fortë, por ka pak mundësi që ta llogarisë përsëri Ademola, pasi trajneri Juric e sheh largimin e nigerianit si vendim tashmë të marrë. Interi duhet të bëjë një tentativë të re me klubin bergamask, ndërkohë që merkatoja ofron ato “mundësi të famshme”...