Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arteta: “Old Trafford” është skena perfekte për debutimin e Gyokeres në Premier League
16 Gusht 2025 9:53 Telesport Mikel Arteta tha se stadium legjendar “Old Trafford” është “skena perfekte” për Viktor Gyokeres për të bërë debutimin e tij me Arsenal. Sulmuesi suedez ka luajtur në 3 ndeshje me “topcinjtë” që kur erdhi nga Sporting CP këtë verë. Ai tani është në radhë për të bërë debutimin e tij në Premier League me fanellën e Arsenal, që udhëton në Old Trafford për t’u përballur me Manchester United. “Mendoj se Old Trafford është skena perfekte për të që të tregojë se çfarë mund të bëjë për ekipin dhe shokët e ekipit, për t’u siguruar që ai ta përmbushë këtë mision” tha Arteta.