Igli Tare “revolucionarizon” Milanin, 7 blerje dhe plot 15 largime gjatë kësaj vere

Igli Tare “revolucionarizon” Milanin, 7 blerje dhe plot 15 largime gjatë kësaj vere

7 futbollistë të afruar, 15 të larguar. Në llogaritje nuk hyjnë 5 lojtarët (Saelemaekers, Bennacer, Adli, Okafor dhe Lazetic) që janë kthyer nga huazimet diku tjetër, të cilët mbeten ende pronë e klubit kuqezi, si dhe 7 lojtarët që kanë dalë nga Milanello me parametër zero (Florenzi, Jovic dhe Vasquez), ose për mungesë të blerjes përfundimtare (Walker, Joao Felix, Sottil dhe Abraham). Në total, flasim për 33 lojtarë që kanë lëvizur në një formë apo një tjetër. Kanë mbetur ende më shumë se dy javë nga fundi i merkatos së verës, të paktën edhe një tjetër blerje pritet në sulm, por vera e Milanit tashmë mund të përmblidhet me një fjalë: revolucion. Pas vendit të tetë në kampionat dhe një sezoni që, pavarësisht trofeut të...