“Hojlund ka paguar fajet, që nuk ishin vetëm të tija. Në Itali mund të rilindë”

“Hojlund ka paguar fajet, që nuk ishin vetëm të tija. Në Itali mund të rilindë”

I intervistuar nga “MilanNews.it”, gazetari i “Daily Mail”, Chris Wheeler, që merret kryesisht me çështjet e lidhura me Manchester United, foli kështu për objektivin numër një të merkatos kuqezi, Rasmus Hojlund: “Te Manchester United nuk funksionoi shumë për të. Shënoi 16 gola në sezonin e parë, por vetëm 10 në të dytin, prej të cilëve 4 në Premier League, që nuk mjaftojnë për një klub kaq të madh dhe çmim kartoni të lojtarit kaq të lartë. Duhet të kemi pak mëshirë për të, sepse luante në një skuadër mesatare dhe furnizohej shumë keq. Për më tepër, iu desh të mbante një barrë të madhe duke qenë kaq i ri. Nëse sulmuesit blihen për 72 milionë paund, ndodh sepse duhet ta ringrenë një skuadër. Ai nuk...