Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chiesa: Juve më penalizoi, goli shpërblen punën e bërë. Diogo Jota më ndihmoi nga lart…
16 Gusht 2025 8:27 Alfred Lleshi “Mendimi shkon për familjen e Diogo Jota, më pëlqen të mendoj se nga lart ai më ndihmoi ta shtyja topin në rrjetë”. Pas golit të tij të parë në Premier League me fanellën e Liverpool-it, Federico Chiesa ia dedikoi suksesin shokut të skuadrës së ndjerë. “Sot ishte një moment vërtet prekës; ta përfundonim ndeshjen me fitore të tillë ishte emocion i madh. Goli më shpërblen gjithë punën e bërë. Erdha në kushte të vështira, sepse nuk u stërvita me Juventusin dhe kjo më penalizoi, – tha sulmuesi italian. – Pas një viti po marr disa kënaqësi. Falënderoj mjekët dhe trajnerin që ma dha këtë shans dhe që gjithmonë janë sjellë në mënyrë të shkëlqyer me mua. Goli është edhe...