Serie A, edhe 8 ditë nga starti. Ja projeksionet për titullin, Kupat e Europës dhe mbijetesën

Serie A, edhe 8 ditë nga starti. Ja projeksionet për titullin, Kupat e Europës dhe mbijetesën

Serie A do të rikthehet pas 8 ditësh. Juventusi e hap kampionatin kundër Parmës, vetëm 54 ditë pas eliminimit nga Real Madridi në Botërorin e Klubeve. Pikërisht, kompeticioni amerikan dhe ngarkesa fizike mund të ndikojnë te Juventusi dhe Interi. Lufta për titull – Napoli është favoriti kryesore: vjen si ekipi kampion në fuqi, me Conten në stol, që ka një vit pune pas dhe një skuadër të përforcuar (De Bruyne, Lang, Lucca, Beukema). Interi mbetet rivali kryesor, por ekipi i Chivu duhet të përballojë lodhjen e sezonit të kaluar dhe ende i mungon një “goditje” vendimtare në merkato, ndoshta Lookman. Pas zikaltërve, Juventusi dhe Milani nuk mund të përjashtohen. Sa iu takon kuqezinjve, ata duhen konsideruar në garën e titullit për traditë, merkaton e zhvilluar...