Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ku humbi Thiago Motta? Kthehet në Itali dhe bëhet… rezident në fshatin me 7 mijë banorë
“Sot është një ditë e veçantë. Me nder të madh kemi pranuar kërkesën për rezidencë të Thiago Motta, duke e bërë atë zyrtarisht një nga bashkëqytetarët tanë”. Me këtë njoftim, kryetari i bashkisë së Sutrit (komunë me diçka më pak se 7 mijë banorë në provincën e Viterbos), bëri të ditur se ish-futbollisti dhe trajneri është bërë zyrtarisht banor i këtij fshati të Lazios. Në zemër të Tuskisë, Sutri njihet për parkun arkeologjik, rrënojat e civilizimit etrusk, Nekropolin, amfiteatrin romak, tempullin pagan Mitreu dhe Villa Savorelli, rezidencë fisnike e periudhës së Rilindjes. “Të kemi Motta mes qytetarëve të Sutrit është një arsye krenarie për administratën komunale dhe të gjithë qytetin”, – shtoi kryebashkiaku Matteo Amori. Nga komuna theksuan më tej: “Zgjedhja e Thiago për të...