Koçiu: 13 400 vizita ambulatore në Poliklinikën e Specialiteteve Shkodër nga 1 qershori deri më 5 gusht

Koçiu: 13 400 vizita ambulatore në Poliklinikën e Specialiteteve Shkodër nga 1 qershori deri më 5 gusht

Në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër nga 1 qershori deri më 15 gusht janë kryer 13 400 vizita ambulatore. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale. Ministrja Koçiu informoi gjithashtu se “në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër janë kryer 11,471 vizita, mes tyre 323 shtetas të huaj”. Dr. Egir Lezha, shef shërbimi në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, në videon e publikuar nga Koçiu, tha se “poliklinika pas rikonstruksionit është në funksion të plotë, kemi rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor me kompletimin e stafit mjekësor,  me specialistë. Kemi dubluar disa specialitete që janë shumë të nevojshme. Gjithashtu kemi krijuar një sistem referimi të brendshëm për konsulta të ndërlidhura, kemi kompletuar poliklinikën me...