Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Reshje shiu në zonat malore e juglindje/ Ja ndryshimet dhe kapriçot e vazhdueshme të motit, ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Deti – Valëzimi 1-2 ballë.