Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Barcelona se ka regjistruar ende Rashfordin, Levandovski kishte refuzuar 100 mln euro nga sauditët
Adriatik BALLA Barcelona është duke tentuar që ta regjistrojë Markus Rashfordin para ndeshjes hapëse të edicionit të ri kundër Majorkës, që luhet të shtunën në mbrëmje. Portieri i ri, Joan Garcia, pritet të regjistrohet pasi është pranuar kërkesa. Garcia do të jetë në mes të shtyllave në vend të të lënduarit Mark-Andre ter Shtegen. Anëtarët e bordit të Barcelonës do të tentojnë ta ndihmojnë klubin me paratë e tyre, për ta ndihmuar Rashfordin të regjistrohet, shkruan “Sky Sport” të premten. Nëse Rashfordi, Vojsieç Shezni, Gerard Martin, Runi Bardxhi dhe Mark Bernal nuk regjistrohen deri në fund të afatit kalimtar veror që mbyllet më 1 shtator, ata nuk do të mund të luajnë të paktën deri në janar. Ndërkohë, “ylli” i Barcelonës, Robert Levandovski, do të...