Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
LAJMI I FUNDIT | Laporta njofton lajmin e madh te Barcelona gjatë një eventi, flet edhe për Flick
16 Gusht 2025 0:38 Telesport Joan Laporta konfirmoi para pjesëmarrësve në nje event se portieri Joan Garcia dhe sulmuesi Marcus Rashford do të jenë në dispozicion të Flick për të luajtur kundër Mallorca, në debutimin në La Liga. Presidenti i Barcelonës shprehu, në një fjalim para lojtarëve, se “nëse Flick dëshiron, Joan Garcia dhe Rashford mund të luajnë nesër”. Barcelona ka përfunduar të gjitha hapat për regjistrimin e të dy lojtarëve dhe tani është duke pritur miratimin përfundimtar nga La Liga. Laporta shprehu optimizmin e tij në lidhje me të ardhmen dhe vlerësoi Hansi Flick: “Ai po menaxhon në një mënyrë mjeshtërore. Është një formulë që funksionon dhe mund të zgjasë shumë. Ata ende nuk e kanë përtypur se Barça është ringjallur dhe duam të...