Kumbulla do të rikthehet në Spanjë, do të bëhet shok skuadre me futbollistin tjetër shqiptar

Kumbulla do të rikthehet në Spanjë, do të bëhet shok skuadre me futbollistin tjetër shqiptar

E ardhmja e Marash Kumbullës do të jetë në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares ka marrë dritën e gjelbër nga Gasperini për t’u larguar, pasi nuk bën pjesë në projektin e tij për Romën. Lojtari 25-vjeçar do të vazhdojë karrierën e tij në La Liga, por këtë herë jo me fanellën e Espanjolit. Fabricio Romano ka bërë me dije se Kumbulla do të transferohet te Majorka, ku e pret një tjetër shqiptar, Vedat Muriqi. Palët kanë rënë në ujdi për një huazim një vjeçar me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro./Sport Ekspres/