Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mehmet Elezi: “Dyzet”, pse jo edhe “katërdhjetë”?
Nga Mehmet Elezi Dritëhije në fjalorët e akademisë Numrori “katërdhjetë (katërdhetë)”, madje edhe një emër i formuar me të, “katërdhetëkambësh”, ka qenë pasqyruar në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 1954.Përdoret gjerësisht në të folurën e përditshme, del në vepra madhore letrare dhe folklorike: “Ishin katër, po sa për katërdhetë” (Kanuni i Dibrës). “…mezi ka vetëm katërdhjetë vetë…” (Gj. Fishta, Vepra letrare, 9). “Kusha tash katërdhetë vjet e mâ asht te na” (E. Koliqi, Tregtar flamujsh, tregime).Në fjalë të urta: “Deri në katërdhetë vjeç mjeshtrat ndërtojnë; mas katërdhetës nisin me çartë” (metaforë për shëndetin e njeriut); “E keqja ec me katërdhetë kamë”; “I get (ngjan) miki mikit katërdhetë vjet përpara” (krahaso “Krushqia ngjan, pa bëhet”); “I zoti i shpisë duhet me i hangër katërdhetë ka(f)shatë ma shumë...