Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Vukaj: Libra, libra, libra…
Zija Vukaj Një katalog biblioteke është një shembull liste praktike, sepse librat e një biblioteke janë në numër të përfunduar. Një përjashtim, sigurisht, do të ishte katalogu i një biblioteke të pafund.Sa libra janë në Bibliotekën e Babelit të përshkruara me fantazi nga Borges? Një nga cilësitë e bibliotekës borgesiane është se mund të tregojë vëllime që përmbajnë të gjitha kombinimet e mundshme të njëzet e pesë simboleve ortografike, kështu që nuk mund të imagjinohet ndonjë kombinim karakteresh që biblioteka të mos e ketë parashikuar. Në vitin 1622 Paolo Guldino, tek “Problema arithmeticum de rerum combinationibus”, llogariste se sa fjalë do të mund të prodhoheshin me njëzet e tri shkronjat e alfabetit të përdorur në atë epokë, duke i kombinuar dy nga dy, tri nga...