KF Tirana “shpërthen” në merkato, 10 afrime për titullin kampion

KF Tirana “shpërthen” në merkato, 10 afrime për titullin kampion

Bardheblutë e kryeqytetit kanë bërë një fushatë të fuqishme transferimesh këtë verë. Pas një sezoni ku synimet nuk u arritën, drejtuesit e Tiranës kanë reaguar fuqishëm në merkato, duke afruar 10 lojtarë të rinj që mbulojnë çdo repart të fushës. Objektivi është i qartë. Rikthimi i titullit kampion dhe një paraqitje e denjë në Kupat e Europës, gjithmonë nëse kualifikohet. Sulmi, prioriteti i merkatos Tirana ka investuar më shumë në fazën sulmuese, duke sjellë emra me eksperiencë ndërkombëtare dhe lojtarë të rinj me potencial. Serge Tabeku 28 vjeç, sulmues kamerunas, me vlerë kartoni 325,000 €. I njohur për fuqinë fizike dhe shënjestrën e saktë, pritet të jetë një nga pikat kryesore të repartit ofensiv. Tsotne Patsatsia, 25 vjeç, sulmues nga Gjeorgjia, 275,000 €. Shpejtësia dhe...