Sulm me thikë në Korçë, një person në gjendje kritike, raportimet e para

Sulm me thikë në Korçë, një person në gjendje kritike, raportimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dvoran, në rrethin e Korçës, ku një person është plagosur me thikë. I lënduari është transportuar menjëherë në spital dhe aktualisht ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit, duke marrë kujdes të specializuar mjekësor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet që çuan në përdorimin e armës së ftohtë.