Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Mediat në Kroaci flasin për Ilir Dajën, elozhe edhe nga legjenda e Hajduk: E duan trajner të Shqipërisë
Mediat në Kroaci janë ndalur gjatë te shkrimet e mediave shqiptare për Ilir Dajën, veçanërisht në shkrimet e ardhura nga Sport Ekspres. “Njeriu që eleminoi Hajdukun është një hero në Shqipëri. Daja është specialist për ekipet e Kroacisë, shqiptarët e duan gjithashtu në stolin e Shqipërisë”, ishte titulli i hapur nga Sportske.Jutarnji. Nga ana tjetër, media tjetër kroate, Index.hr e hap shkrimin me titullin: “Shqiptarët e adhurojnë trajnerin e tyre. Hajduku hodhi në fushë edhe një lojtar të Milanit”. Në këto shkrime tregohet pasqyrimi i ndeshjes i bërë nga Sport Ekspres, ndërsa mediat kroate theksojnë faktin se Ilir Daja ka eleminuar më parë edhe Dinamo Zagrebin me Skënderbeun duke hyrë në fazën e grupeve të Europa League. Madje Ilir Daja e mundi Dinamo Zagrebin edhe...