Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Zgjedhje te Dortmund, Vatzke zyrtarizon kandidimin për president të ri të verdhezinjëve
Ka lajme që lidhen me skemën organizative të Borusia Dortmund në Gjermani. Një deklaratë e publikuar nga kanalet zyrtare të klubit, njoftohet se Hans-Joakim Vatzke, drejtori ekzekutiv aktual i klubit, do të japë dorëheqjen në vjeshtë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për në nëntor. Sipas deklaratës së BVB-së, Vatzke e mori këtë vendim pas një shqyrtimi të kujdesshëm gjatë pushimeve verore dhe që atëherë i ka informuar komitetet e Borusia Dortmund. “Në mbledhjen e ardhshme të përgjithshme, do të kandidoj për pozicionin e Presidentit të Borussia Dortmund”, deklaroi vetë Watzke. “Duke vepruar kështu, po pranoj kërkesën e komiteteve të BVB-së. Do të ishte një nder për mua nëse, pas 20 vitesh aktivitet operativ, do të mund të vazhdoja të mbështesja klubin tonë...