Nga vapa përvëluese te përmbytjet/ 164 viktima nga tragjedia natyrore që ka goditur të dyja vendet

Nga vapa përvëluese te përmbytjet/ 164 viktima nga tragjedia natyrore që ka goditur të dyja vendet

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e përmbytjeve të rënda dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga reshjet intensive të musonit në Pakistan dhe në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani. Sipas autoriteteve të menaxhimit të fatkeqësive, rreth 150 viktima janë shënuar në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa, në veri të Pakistanit, ndërsa 30 shtëpi janë shkatërruar plotësisht. Situata është bërë edhe më tragjike nga rrëzimi i një helikopteri shpëtimi që po dërgohej në ndihmë në zonë, ku humbën jetën të pesë anëtarët e ekuipazhit, shkruan BBC. Ndërkohë, nëntë persona të tjerë kanë humbur jetën në Kashmirin e administruar nga Pakistani dhe pesë në rajonin Gilgit-Baltistan, gjithashtu në veri të vendit. Autoritetet pakistaneze kanë paralajmëruar se reshjet...