Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm
Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit të pijshëm për ta. Ata theksojnë se investimi ka dalë i kotë, pasi përsëri nuk ka ujë të pijshëm dhe është bërë për t’u mbyllur gojën për guroren në zonë. “Kemi bërë ankesën për guroret qysh në 2018 që kanë hyrë pa leje dhe lejet i kanë marrë në mënyrë korruptive. Një vit më parë kanë bërë një investim duke bërë kaptazhin në ujëra sezonal që humbin në mars dhe dalin në fund të shtatorit. Ne i kemi kërkuar që të vendosin një filtër që të shkojë uji pak më i pastër tek banorët për shkak të ndotjes nga banorët. Nisur...