Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

Futën mallra kontrabandë nga Greqia, në pranga dy persona në Kapshticë

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë arrestuar 2 shtetas, pasi tentuan të fusnin kontrabandë në Shqipëri produkte ushqimore, medikamente, produkte medicinale për bimët, ikona kulti dhe disa aparate celularë. Mësohet se janë sekuestruar mallrat e futura kontrabandë, të fshehura në automjetet që këta shtetas drejtonin. “Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin jeshil dhe në pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijë të dytë për kontroll të detajuar automjetin me drejtues shtetasin D. Ç., 37 vjeç, banues në fshatin Papër, Elbasan dhe një autobus me drejtues shtetasin A....