Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

Kishin kultivuar 150 bimë narkotike në fshatrat e Himarës, arrestohen 2 shtetas

Policia e Himarës ka gjetur të kultivuara në një parcelë mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, 150 bimë narkotike Cannabis Sativa. Për këtë veprimtari kanë rënë në pranga 2 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. “Shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, shtetasit: • F. S., 62 vjeç• Ç. Xh., 47 vjeç Këta shtetas u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët, veprim i dokumentuar edhe në pamje filmike, gjatë monitorimit me...