Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Colwill do të mungojë për një kohë të gjatë, klubi e di çfarë na duhet nga merkatoja”
Të dielën, Chelsea do të përballet në “Stamford Bridge” me fituesit e fundit të “Community Shield”, Crystal Palace. Për këtë arsye, trajneri i bluve të Londrës, Enzo Maresca, mbajti një konferencë për shtyp: “Ka qenë një pushim i shkurtër veror për ne, por do të përpiqemi të jemi gati. Sigurisht që është diçka e re. Nuk e dimë se si do të reagojmë, sepse nuk ka ndodhur më parë të pushojmë kaq pak gjatë vetës, mes dy sezoneve. Është diçka e re dhe duhet të jemi të vëmendshëm ndaj çdo detaji”. Për Colwill: “Është i vetëdijshëm që do të mungojë për një kohë të gjatë. E konsideroj humbje të madhe për ne, sepse ishte lojtar i rëndësishëm sezonin e kaluar. Mund të krijojmë raste dhe...