Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bashkë Premier League kthehet edhe Fantazi Futboll: ja gjithçka që duhet të dini
Sot në mbrëmje, ora 21:00, rikthehet Premier League me ndeshjen hapëse që do të zhvillohet në Anfield mes Liverpool-it dhe Bournemouth. Bashkë me kampionatin më të bukur në botë kthehet edhe një nga lojërat më të njohura në botë si Fantazi Futboll. Është një nga lojërat online më të njohura në botë sepse është falas, argëtuese për t’u luajtur dhe shumë tërheqëse. Ja një hyrje e përditësuar për shënimin e pikëve, zgjedhjen e një ekipi dhe kryerjen e transferimeve. Çdo menaxher i FPL ka një buxhet prej 100 milionë £ për të zgjedhur një skuadër prej 15 lojtarësh, përpara se të zgjedhë 11-shen titullare për çdo raund ndeshjesh. Skuadra prej 15 lojtarësh duhet të përmbajë dy portierë, pesë mbrojtës, pesë mesfushorë dhe tre sulmues. Është...