Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shprehet se janë dërguar 6 helikopterë me mision në tre vatrat e zjarrit aktive. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata e zjarreve është paraqitur e qetë ditën e sotme, pas reshjeve të shiut në disa zona të vendit. “Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre zjarri në veri të vendit. Që në orët e para të mëngjesit, 6 helikopterë janë në misione intensive në Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë”, shkruan Rama.