Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km
Zjarri në Delvinë dogji 40 km2 dhe një perimetër prej 50 km Zjarri i nisur nga zona e Dhivrit, në ditën e shtatë të tij hyri edhe në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Më pas zjarri përshkoi një rrugë shkatërrimi përmes fshatrave Pecë, Kardhikaq e Sirakat, për të hyrë më pas në Delvinë dhe për t’u shtrirë deri në afërsi të Varfaj. Flakët përfshinë gjithashtu Kokodhiqin, Lefterhorin dhe çdo periferi të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë shtëpi, ullishte, vreshta, pemë frutore, bujqësi, bagëti, bletari dhe mjedis. 40 kilometra katrorë të djegura vetëm në Delvinë Bilanci i dëmeve në territorin e Delvinës është i rëndë: mbi 40 km² tokë e shkatërruar. Janë djegur mijëra rrënjë ullinj të rinj...