Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
U kalua Hajduku dhe tani pret Jagellonia, ja se kur luan Dinamo dy ndeshjet e fundit
Dinamo City është kualifikuar në fazën play-off të UEFA Conference League, pasi mundi Hajduk Split në “Air Albania” me rezultatin 3-1. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 1-0, ndërsa në shtesë dinamovitët realizuan edhe dy gola të tjerë, duke siguruar një kualifikim historik. Blutë e Dinamos dominuan takimin dhe golat u shënuan nga Baton Zabërgja, Eridon Qardaku dhe Hekuran Berisha. Trajneri Ilir Daja e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Teqja (GK), Meksi, Dita, Aliji, Lorran, Nani, Gassama, Qefalija, Bregu, Zabërgja dhe Vila. Dinamo e nisi takimin në sulm dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të me Zabërgjën. Pjesa e parë u mbyll 1-0. Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola dhe ndeshja shkoi në shtesë, pasi në takimin e...