Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kompany i thotë “lamtumirë” Coman: Moment shumë emocionues, dha gjithçka për Bayern Munich
Kingsley Coman, 29 vjeç, ka vendosur t’i japë një kthesë të re karrierës së tij. Anësori francez, autor i golit të fitores në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve për gjigantin gjerman, largohet pas 10 sezonesh. Edhe pse jo gjithmonë titullar, ai ka qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme të bavarezëve. Tani, ashtu si shumë futbollistë të tjerë, që kanë qenë në kulmin e karrierës në Europë, nuk ka dashur ta humbasë mundësinë për t’u transferuar në Arabinë Saudite dhe mbushur mirë e mirë xhepat atje. Në pritje të njoftimit zyrtar, ai do t’i bashkohet Al Nassr të Cristiano Ronaldos, Joao Félix dhe Iñigo Martínez, ku do të ndajë dhomën e zhveshjes me ish-shokun e tij të skuadrës, Sadio Mané, me objektivin për...