Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Real Madridi përgatit “puçin” ndaj PSG-se, ja tentativat për ta marrë falas Donnarumma
15 Gusht 2025 12:49 Alfred Lleshi Gianluigi Donnarumma është pranë lamtumirës nga PSG, ku i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë. Luis Enrique nuk e llogarit më, ndaj portieri italian po kërkon destinacion të ri. Në Itali flitet se çështja mes tij dhe klubit parizien mund të përfundojë edhe në gjykatë. Ndërkohë, në Angli e shohin 26-vjeçarin në Premier League këtë sezon, me Manchester United dhe Chelsea të interesuar, ndërsa në garë është futur edhe Interi. Sipas “Caught Offside”, një tjetër klub madhështor po ndjek me vëmendje situatën e Donnarumma, pikërisht Real Madridi. Skuadra “merenguese” do ta dëshironte portierin italian verën e ardhshme, kur mund të largohet falas nga PSG (kontrata i përfundon në qershor 2026). Courtois sapo ka rinovuar edhe dy vite të tjera,...