DASH prononcim ekskluziv për gazetën “Sot”, ja cfare thote per SPAK dhe zgjedhjet e 11 majit

DASH prononcim ekskluziv për gazetën “Sot”, ja cfare thote per SPAK dhe zgjedhjet e 11 majit

DASH prononcim ekskluziv për gazetën “Sot”, SHBA mbështetje të fuqishme SPAK kundër trafikantëve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit Rigels Seliman Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), në një reagim ekskluziv për gazetën “SOT” ka dhënë një përgjigje të qartë mbi dy çështje të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë. Pyetja e parë e redaksisë sonë iu referua direktivës së re të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, e cila ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë mbi zgjedhjet dhe vlerat demokratike në vende të tjera, dhe nëse kjo mund të shihet nga udhëheqësit autoritarë si një tërheqje nga angazhimi historik i SHBA-së për mbrojtjen e demokracisë. Pyetja e dytë kërkoi një konfirmim nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm luftën kundër korrupsionit dhe krimit...