Pasioni i zjarrtë i Haaland kushton, mbi 5 milionë euro për makina luksoze në vetëm një vit

Pasioni i zjarrtë i Haaland kushton, mbi 5 milionë euro për makina luksoze në vetëm një vit

Erling Haaland është sinonim i fuqisë, shpejtësisë dhe saktësisë në fushën e blertë. Jashtë saj, sulmuesi i Manchester City ka një pasion po aq të zjarrtë; makinat luksoze. Nuk po flasim për një hobi të zakonshëm, sepse norvegjezi e ka kthyer dashurinë për automjetet në një koleksion superluksoz, ku vetëm këtë vit ka shpenzuar mbi 5 milionë euro. Në moshën 25-vjeçare, Haaland jo vetëm udhëheq sulmin e njërit nga ekipet më të mira në botë, por ka edhe një koleksion supermakinash, që konkuron me ato të çdo manjati të automobilizmit. Së fundmi, ai ka blerë “Ford Shelby F-150 Super Snake Sport”, një makinë monstruoze me motor V8 5 litra, që shpejton nga 0 në 100 km/h në vetëm 3.4 sekonda, e vlerësuar mbi 200.000 euro....