Napoli-Olympiacos / Conte shtyu të kacafytej me të gjithë grekët, pas faullit ndaj Rrahmanit

Napoli-Olympiacos / Conte shtyu të kacafytej me të gjithë grekët, pas faullit ndaj Rrahmanit

15 Gusht 2025 11:01 Alfred Lleshi Një moment tensioni i madh u regjistrua gjatë miqësores Napoli-Olympiacos në Castel di Sangro. Antonio Conte u ankua për ashpërsinë e tepërt të ndërhyrjeve të kundërshtarëve. Pasi El Kaabi, sulmuesi i klubit grek, goditi fuqishëm në mesfushë Rrahmanin, një ndërhyrje vërtet e fortë dhe e rrezikshme për kapitenin dardan, trajneri i Napolit hyri menjëherë në fushë dhe u përball me ashpërsi me lojtarin kundërshtar. Mendilibar dhe drejtuesit e Olympiacos ndërhynë për ta qetësuar situatën. Pamjet e trajnerit kampion të Italisë, gati të kacafytet me këdo që i del përpara, e tregojnë më mirë se gjithçka tjetër irritimin e tij të skajshëm. Natyrisht, frika e madhe e Conte ishte dëmtimi i lojtarëve në prag të sezonit të ri, ku e...