Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Te Real Madridi, “armiku” i Barcelonës, por nuk e fsheh: Idhulli im i madh është… Messi
Franco Mastantuono u prezantua si lojtar i Real Madridit, në një ceremoni në Valdebebas, në praninë e presidentit Florentino Pérez, drejtuesve të klubit dhe familjes së tij. Ngjarja përkoi me përvjetorin e tij të 18-të të lindjes, duke shënuar edhe bashkimin përfundimtar me klubin madrilen. Argjentinasi do të mbajë fanellën me numrin 30, të njëjtin që kishte te River Plate, një numër i rezervuar për lojtarët e ekipit të dytë, por që në të kaluarën e ka mbajtur edhe Vinicius para se të bëhej titullar. Florentino Pérez e përshkroi si “një nga talentet më të mëdhenj që ka dalë në futbollin botëror vitet e fundit” dhe i tha në sy: “Që sot vesh fanellën e bardhë, të 15 Kupave të Europës. Faleminderit që deshe të...