“Juventusi, familja ime e dytë. Ibrahimovic, sulmuesi më i vështirë me të cilin jam përballur”

“Juventusi, familja ime e dytë. Ibrahimovic, sulmuesi më i vështirë me të cilin jam përballur”

Në ditën e 41-vjetorit të tij, Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë të gjatë për “Vivo Azzurro TV”, ku ka rrëfyer etapat kryesore të karrierës: “Jam njeri me fat, siç këndonte Jovanotti në një nga këngët e mia të preferuara”. Më pas foli për fillimet e tij si futbollist, te moshat e reja të Livornos: “Pasioni për futbollin lindi që kur isha fëmijë. Në të njëjtën kohë, duke ndjekur vlerat që më transmetuan prindërit e mi, prioritet tjetër ka qenë shkolla, të cilën nuk e lashë kurrë pas dore. Duhet të them se kur u diplomova në Ekonomi dhe Tregti, gëzimi që ndjemë në familje ishte thuajse i njëjtë me atë që përjetohet në një sukses të madh sportiv. Kam luajtur praktikisht në të gjitha...