Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dhunohet rëndë lojtari i Skënderbeut, arrestohet dy persona
Dy shtetas 23 vjeçar, janë arrestuar nga policia e Korçës pasi mesditën e së enjtes kanë dhunuar sulmuesin Saleh Salem, lojtar i skuadrës së Skënderbeut. Të dy të arrestuarit kanë goditur disa herë në kokë lojtarin egjiptian duke i shkaktuar plagë të rënda por jashtë rrezikut për jetën Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë Po ashtu, burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se janë proceduar penalisht edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë shoqëruar dy të arrestuarit Pritet komunikata zyrtare e policisë së shtetit. /vizionplus.tv