Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ten Hag ul stekën te Leverkusen: Unë nuk jam Harry Potter, mos prisni mrekulli nga unë
15 Gusht 2025 8:31 Telesport “Unë di si t’i menaxhoj proceset dhe nuk mund ta detyrosh procesin. Është e pamundur. Askush nuk është si Harry Potter“. Ky ishte komenti i trajnerit Erik Ten Hag përpara debutimit të tij në Kupën e Gjermanisë si trajner i Bayer Leverkusen. Një batutë që të kujton atë të José Mourinho si trajner i Romës (“Njerëzit mendojnë se unë jam Harry Potter”). Implikimi është i ngjashëm: është e vështirë të bësh mrekulli kur rindërton një ekip, që ka pësuar shumë ndryshime këtë verë. “Harry Potter vërtet e di si ta ndërtojë një ekip shpejt dhe të ketë sukses në të njëjtën kohë, por nuk është kështu se si funksionon futbolli i nivelit të lartë”, shtoi trajneri holandez, që diskutoi gjithashtu...