Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ardian Ismajli një muaj pushim pas dëmtimit, rrezikon edhe ndeshjen me kombëtaren
15 Gusht 2025 8:42 Telesport Torino po përballet me një dëmtim serioz në mbrojtje, me Ardian Ismajli që do të mungojë në takimet e radhës. “Testet instrumentale kanë zbuluar një tendosje të pjesshme në muskulin semimembranosus të kofshës së djathtë”, njoftoi klubi “granata” në një deklaratë zyrtare. Mbrojtësi shqiptar, një nga fytyrat e reja të Torinos këtë verë, i ardhur si transferim i lirë nga Empoli, do të mungojë për rreth një muaj. Pra, zyrtarisht, aventura e tij me Torino pritet të fillojë pas pushimit ndërkombëtar të shtatorit, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Madje Ismalji rrezikon të mos luajë as me kuqezinjtë në ndeshjen e 9 shtatorit, ndaj Letonisë. Për trajnerin Baroni një mungesë e rëndësishme, pasi shqiptari do të mungojë në ndeshjen e Kupës...