Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
23 zjarre në vend, Mbrojtja: Aktive vatra te Syri i Kaltër dhe Mali i Sopotit, situata paraqitet e stabilizuar në…
Shqipëria vazhdon të përballet me flakët që e kanë “pushtuar” prej ditësh nga veriu në jug. Në 24 orët e fundit, janë raportuar 57 vatra zjarri, nga të cilat 23 mbeten aktive njoftoi dje Ministria e Mbrojtjes. Në qarkun Vlorë, përpjekjet janë përqendruar në disa vatra problematike, përfshirë Syrin e Kaltër dhe Malin e Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”. Vatra të tjera mbeten aktive por në vëzhgim në fshatrat Pecë, Sirikat, Kardhikaq të bashkia Finiqit, Kuç të Himarës dhe Brataj të Selenicës. Në qarkun Dibër, në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa, forcat janë përqendruar në monitorim...